Njëra nga huqjet më të mëdha në histori të futbollit ka ndodhur të shtunën (dje) në Jupilere League të Belgjikës.
Në takimin e zhvilluar gjatë ditës së sotme mes K.V. Mechelen dhe Oostende ka ndodhur një rast shumë interesant.
Mesfushori i K.V Mechelen, Aster Vranckx ka humbur një rast me portën e zbrazur nga një metër largësi.
Vranckx tentoi ta godiste topin por humbi baraspeshën dhe u rrëzua në tokë duke goditur shtyllën pingule.
Kjo humbje i kushtoi ekipit të tij pasi në fund të takimit, Oostende shënoi përmes Jack Hendry duke i fituar pikët e plota.