Po finalizohet marrëveshja.

Arturo Vidal, më në fund sipas mediave në Itali dhe Spanjë, do të fluturojë sonte për në Itali, pasi arriti marrëveshje me Barcelonën për të ndërprerë kontratën.

Ai ka qenë në negociata për të përfunduar kontratën që i skadon në vitin 2021, në mënyrë që të shkojë falas te Interi.

Sipas RAC1, tashmë çdo gjë është kryer dhe Vidal pritet të fluturojë sonte për në Milano.

Kiliani parashikohet t’i kryejë nesër testet mjekësore para se të nënshkruajë kontratë me Interin e Antonio Contes.