Kapiteni i Barcelonës, Lionel Messi, në shumë raste është thënë se është jashtëtokësor. Kjo për lojën e tij në fushën e futbollit.

Messi ka shënuar gol nga çdo pozitë, por edhe ka asistuar në çdo formë të mundshme.

Një pasim shumë të bukur e ka bërë edhe në ndeshjen miqësore kundër Gironas.

Para se të shënonte gol, ai bëri një pasim të mrekullueshëm pa shikuar fare. Dhe nga ky aksion edhe u shënua goli i parë nga braziliani Coutinho.