Skuadra serbe Crvena Zvezda është eliminuar nga Liga e Kampionëve në rundin e tretë eliminator.
Në ndeshjen e zhvilluar në Qipro, skuadra nga Beogradi është mposhtur vetëm pas penalltive nga Omonia.
Saktësisht, koha e rregullt u mbyll baras 1:1, derisa në penallti fituan qipriotët me rezultat 4:2.
Zvezda për të arritur në këtë rund kishte eliminuar Tiranën. Tani, dy skuadrat ndodhen në Ligën e Evropës dhe mund të përballen në fazën “play-off”.
Një gjë e tillë mund të dihet në shortin e 1 tetorit.