Ylli i Bayer Leverkusen Kai Havertz raportohet të jetë në bisedime me një mori klubesh evropiane.

Ai mund të largohet për 110 milionë funte verën e ardhshme.

Mesfushori 20-vjeçar Havertz ka impresionuar në Bundesligë që prej inkuadrimit të tij në ekipin e parë në 2017, dhe ai shënoi 17 gola në kampionatin gjerman sezonin e kaluar.

Ai bëri debutimin e tij ndërkombëtar edhe për Gjermaninë vitin e kaluar, dhe tani Manchester United, Liverpool, Real Madrid, Chelsea, Manchester City, Bayern Munich dhe Barcelona kanë kontaktuar të gjithë me agjentin e tij në lidhje me një transferim të mundshëm.