Mesfushor pejan Diar Miftaraj është prezantuar si futbollist i KF Drenicës, shkruan VAR Kosova.
Miftaraj ka nënshkruar kontratë një vjeçare me Drenicën dhe sapo të përfundojnë procedurat e dokumentave, ai do t’iu bashkohet bashkëlojtarëve të ri.
Diari në fund të sezonit të kaluar nuk vendosi ta rinovojë kontratën me klubin prishtinas dhe kishte oferta të ndryshme nga klubet e Superligës.
Lojtari pritet që të jetë i gatshëm t’i ndihmoj ekipit që nga ndeshja e nesërme ndaj Gjilanit
Më poshtë e keni prezantimin e klubit: