Xherdan Shaqiri si duket po e mbyll aventurën e tij te skuadra e Liverpoolit.

Mesfushori kosovar nuk po gjen minutat te klubi angleze, dhe kështu ka vendosur përfundmisht të largohet, shkruan VAR Kosova


Siç raporto “Theathletic.co.uk”, Shaqa dhe sulmuesi Brewster tashmë kanë gjetur skuadrat  e tyre, ku do të vazhdojnë karrierën tutje.

Shaqiri largohet nga skuadra e Liverpoolit pa luajtur këtë sezon në Premierligë, ndërsa atij i regjistrohet vetëm një ndeshje ndaj Lincoln ë EFL Cup.

Ende nuk është bërë e ditur se cila skuadër ka arritur marrëveshje me mesfushori kosovar, por brenda ditës do të merret vesh gjithçka.

Kujtojmë se për Shaqirin të interesuar ishin skuadrat si Monaco dhe Sevilla.