Ish-mesfushori i Barcelonës, Emmanuel Petit ka akuzuar Neymarin për mosrespektim të Paris Saint-Germain dhe tifozëve të ekipit.
Petit beson se braziliani ka qenë egoist gjatë kohës së tij te kampionët francezë, pasi ka provuar të largohet nga Parisi në fillim të këtij viti.
“Kur luaja me Zidane ose Djorkaeff, e dija që ata ishin në gjendje të vendosnin një lojë me aftësitë e tyre, kështu që ne pranuam neglizhencën e tyre mbrojtëse”,tha Petit për RMC Sport.
Neymar ishte subjekt i një debati të madh që diskutonte të ardhmen e tij gjatë verës, ku ai u përpoq të manovrojë një veprim qoftë te Real Madrid apo Barça.




























