Sulmuesi i Arsenalit, Pierre-Emerick Aubameyang është objektiv transferimi i janarit për Interin, sipas raportimeve në Itali.

Aubameyang ka treguar super formë për Topçinjtë që kur u bashkua nga Borussia Dortmund në janar 2018, duke shënuar 51 gola në 82 ndeshje.

Por nëse sulmuesi nga Gaboni nuk nënshkruan një kontratë të re në vitin e ardhshëm, ai do të jetë në gjendje të negociojë transferimin me parametra zero në janar 2021, me marrëveshjen e tij të tanishme që i skadon verën e ardhshme.