Mbrojtësi i Juventusit, Merih Demiral mund të vendosë të transferohet në Premier League.
Manchester United dhe Arsenal janë duke luftuar për nënshkrimin e tij.
Sport Mole raporton se të dy klubet po duan të sjellin 19-vjeçarin në Angli.
Kampionët e Seria A e vlerësojnë mbrojtësin me 34 milionë euro, dhe United bëri një përpjekje të pasuksesshme për ta transferuar atë verën e kaluar.
Arsenali është gjithashtu i interesuar për të dhe i ofron pozitën e tutullarit, diçka që nuk po e shijon në Torino.




























