Boksieri kosovar në Gjermani, Haxhi Robin Krasniqi, do të luftojë për titull të kampionit të botës.
Kjo do të jetë hera e tretë që djaloshi nga Juniku, hynë në ring për këtë titull.
Kundërshtari i Krasniqit do të jetë kampioni aktual i botës në WBA dhe IBO, Dominic Boesel.

Matjet zyrtare Krasniqi dhe Boesel i bënë sot, një ditë para meçit.

Sipas medieve në Gjermani, ky meç për Robinin nuk ka të bëjë vetëm më titullin e botës, por edhe me të ardhmen e tij si boksier.
Ndeshja do të zhvillohet në ora 23:15, në Magdeburg.



























