Skuadra gjermane, Werder Bremen, nuk dëshiron që ylli kosovar Milot Rashica, të largohet nga Gjermania në afatin kalimtar të verës.

Në anën tjetër, ka shumë skuadra evropiane të interesuar për shërbimet e numrit 7 të Kosovës.

Për këtë arsye, Werder Bremen tashmë ka vendosur një çmim, sepse nuk dëshiron që Rashica të largohet me çmim të lirë.

Ajo skuadër që dëshiron ta blejë Rashicën, duhet të paguaje 40 deri 50 milionë euro.