Manchester City pret nesër (e shtunë) skuadrën e Arsenalit dhe trajneri Pep Guardiola ka folur për mundësinë që Sergio Aguero të luajë në këtë ndeshje.
Guardiola ka thënë se sulmuesi argjentinas do të mund të luajë në këtë ndeshje.
“Ne do të stërvitim nesër në mëngjes dhe do të shohim se si është gjendja e tij”, ka thënë Guardiola.
“Ai është stërvitur shumë mirë ditët e fundit, por s’mund të harrojmë se ai ishte jashtë fushës për tre ose katër muaj. Do të shohim”, ka thënë Guardiola.



























