Duke filluar në ora 13:30, në Premier League zhvillohet një super derbi. Everton pret kampionin e Anglisë, Liverpoolin.
Skuadra vendase ka 10 vjet që nuk ak fituar nga Liverpooli.
Ndeshje shumë e mirë nëse jo derbi do të jetë edhe ajo me fillim prej orës 15:00 në Serie A, ndërmjet Napolit dhe Atalantas.
Të dy skaudrat konsiderohen si makina të golave, pasi kanë shënuar shumë gola.
Tri orë më vonë zhvillohet derbi i ‘Madonninas’, ndërmjet Interit dhe Milanos.
Kurse në Premier League me fillim prej orës 18:30, Manchester City do të kërkojë fitore kundër Arsenalit.