Basketbolli i Houston Rockets, Russell Westbrook, ka bërë një gjest që ka befasuar të gjithë në momentin që është larguar nga Orlando, qyteti ku u luajtën ndeshjet e NBA-së pas pandemisë Covid-19.
Pas eliminimit të skuadrës së tij (në finalet e Perëndimit) dhe largimit nga Orlando ai ka lënë stafit të hotelit një bakshish prej 8 mijë dollarësh, në shenjë falënderimi.
“U kujdesën për ne gjatë këtyre ditëve. E bënë mjaft mirë punën e tyre. Mendoj se kjo ishte më e pakta që mund të bëja, ishte gjëja e duhur për të bërë”, tha Westbrook në postimin e tij në rrjetet sociale.
Skuadra e Houston qëndroi për dy muaj në hotelin “Grand Floridian”.