Kur futbollisti i Rangers Kemar Roofe, shënoi euro gol nga distance javën e kaluar, sigurisht që mendoi se ky do të ishte një rekord për një kohë të gjatë.

Ai shënoi nga gjysmë-fusha e tij të enjten e kaluar në Europa League.

Por rekordi i tij zgjati vetëm shtatë ditë.

Derisa goli i Roofe u konsiderua një mrekulli, një gol edhe më i bukur u shënua këtë enjte nga ish-mesfushori i skuadrës angleze Wigan, Jordi Gomez.

35-vjeçari, i cili tani luan për skuadrën Nicosia të Qipros, shënoi kundër skuadrës holandeze PSV Eindhoven.

Ai shënoi nga goditja e lirë të lirë nga pjesa e fushës së tij, duke befasuar portierin kundërshtar.

Ndoshta edhe ky rekord mund të thyhet javën tjetër./VAR Kosova/