Futbollisti i Arsenalit, Mesut Ozil, ka folur për rastet e terrorizmit në botë, sidomos pas rasteve që ndodhën në Francë së fundi.

Ozil ka thënë se Terrorizmi nuk ka vend në islam.

“Zoti në Kuran thotë: kushdo që vret një njeri të pafajshëm, është sikur të vret të gjithë njerëzimin dhe kushdo që shpëton jetën e dikujt, është sikur të ketë shpëtuar gjithë njerëzimin”, ka thënë Ozil.

Gjatë këtij muaji në Francë ndodhën dy sulme, fillimisht iu pre koka një mësuesi dhe pati edhe një sulm tjetër me thikë.