Kur ke në skuadër një 39-vjeçar si Zlatan Ibrahimovic, nuk ke pse frikësohesh. Suedezi ka qenë sërish shpëtimtar i Milanos, por këtë herë për ta shpëtuar nga humbja nga Hellas Verona.
Mysafirët kaluan në epërsi në minutën e 6-të, me golin e Antonin Barak.
Epërsia u dyfishua kur Calabria shënoi autogol. Të njëjtën gjë e bëri edhe futbollisti i Veronas, Magnani në minutën e 27-të.
Në pjesën e dytë, Zlatan Ibrahimovic, e pati mundësinë të barazonte rezultatin. Por dështoi sërish nga pika e bardhë në minutën e 65-të.
Megjithatë, Ibra nuk mund të mos shënonte në një ndeshje si kjo.
Ai barazoi rezultatin në minutat shtesë të ndeshjes, duke shpëtuar Milanon nga humbja e parë në Serie A këtë sezon./VAR Kosova/