Agjenti Josep Maria Minguella ishte ai që ishte i përfshirë në transferimin e Diego Maradonës te Barcelona.

Pas vdekjes së legjendës argjentinase të futbollit, Minguella ka zbuluar edhe një histori të transferimit të Maradonës te klubi katalunas.

“E kam zbuluar Maradonën që në fëmijëri. Ai ishte aq i mirë sa unë menjëherë ia ofrova Barcelonës”, ka treguar ai.

“Shuma e transferimit ishte 100 mijë dollarë, por ai ishte vetëm 16-vjeçar dhe e dinte se nuk do t’i vinte rasti aso kohe”, tregon më tej agjenti.

“Më pas filluan bisedimet, dhe kishte një problem me transferimin. Bisedimet u përcollën nga zëvendëspresidenti i Argentinos Jioniors, Prospero Cansoli, ai kishte një armë me vete në tavolinë, isha i shokuar dhe nervoz”, shtoi Minguella.