Në vitin 2018, Loris Karius ishte fytyra tragjike e finales në Champions League.
Skuadra angleze Liverpool, humbi këtë ndeshje kundër Real Madrid, falë gabimeve të Karius. Pas kësaj, vendin e tij në portë e zuri braziliani Alisson Becker dhe Karius u transferua në Turqi.
Mirëpo, së fundi ai është deklaruar për të ardhmen e tij.
“Unë përfshihem në spekulime. Është fakt që unë kam një kontratë me Liverpool’in deri në vitin 2022”, ka thënë Karius.
Me këtë deklaratë, Loris Karius ka lënë të kuptohet që mund të kthehet në Angli./VAR Kosova/



























