Evertoni dhe Manchester City, do të duhej të përballeshin sonte në javën e 16-të në Premier League.
Mirëpo, ndeshja është shtyrë për tjetër datë. Sipas njoftimeve zyrtare, deri te ky vendim erdhi për shkak të koronavirusit.
Më saktë, në testet e fundit për COVID-19 të bëra nga skuadra e Pep Guardiolës, disa prej tyre kanë rezultuar pozitivë me COVID-19.
Sipas zyrtarëve shëndetësorë, ndeshja nuk mund të luhet në këtë kushte.
Është vendosur që ndeshja të shtyhet dhe këtë konfirmuan skuadra e Cityt përmes një komunikate.
Javën e kaluar City ka konfirmuar se Gabriel Jesus dhe Kylie Walker janë pozitiv me COVID-19.