Një veprim aspak i hijshëm është konsideruar ai i trajnerit italiani skuadrës së Bayern, Andrea Trinquieri.

Ai në derbin gjerman të basketbollit kundër skuadrës Bamberg, shtyu lojtarin kroat Rudan për ta dërguar në zhveshtore pas pakënaqësisë në lojën e tij.

Bayern fitoi me rezultat 84:70, derisa Rudan regjistroi vetëm një asistim në fushë.

Kjo është arsyeja pse Trinquieri, i tërbuar, e shtyu kroatin 19-vjeçar drejt dhomës së zhveshjes në momentin kur ndeshja ishte vendosur tashmë.

“Herën tjetër, do ta dërgoj direkt në autostradë”, ka thënë pas ndeshjes trajneri italian, Trinquieri.