Futbollistët e skuadrës së kryeqytetit italian, Roma kanë arritur marrëveshje me klubin për të tejkaluar krizën e shkaktuar nga koronavirusi.

Pjesë e marrëveshjes është edhe trajneri Fonseca. Marrëveshja përfshin pagat e futbollistëve dhe trajnerit ët ulen për katër muajit e ardhshëm.

Përveç kësaj, futbollistët kanë vendosur që t’i ndihmojnë punëtorët e Trigoria’s (vendi ku kryen stërvitjet).

Për më tepër, menaxherët vendosën gjithashtu të mos marrin pagën e muajit mars, për të ndihmuar arkat financiare të klubit.