Trajneri italian i futbollit, Roberto Mancini, e ka vlerësuar lartë suedezin Zlatan Ibrahimovic.

Sipas tij, Zlatan do të mbahet mend si një nga futbollistët më të mëdhenj të të gjitha kohërave.

Madje ai ka shkuar edhe më larg, duke e barazuar sulmuesin e Milan’it me Lionel Messi dhe Cristiano Ronaldo.

“Unë mendoj se ai është në të njëjtin nivel si Lionel Messi dhe Cristiano Ronaldo”, ka thënë Roberto Mancini