Wayne Rooney ka zbuluar se trajneri legjendar Sir Alex Ferguson e kishte urdhëruar të ndalojë së ushtruari shumë.
Rooney ka thënë se kjo ishte ndër këshillat më të mira që ai mori në Manchester United.
Rooney fitoi pesë tituj të Premier League, si dhe Ligën e Kampionëve nën urdhrat e Ferguson.
Gjatë kohës së tij në Old Trafford, shkathtësia e Rooney e lejoi atë të luante në disa pozicione.
Rooney pranon se Ferguson i kërkoi që të kursente energjinë e tij kur luante si sulmues dhe zbuloi se ai ushtronte goditjet ndërsa ishte i lodhur, në mënyrë që të simulonte situatat me të cilat mund të përballohej në fazat e fundit të një ndeshjeje.
“Trajneri dëshironte që sulmuesit e tij të mbanin pak rezerva, sepse ai rast fitues i ndeshjes mund të mos mbërrinte deri në minutën e 90-të” ka thënë Rooney.



























