Mbrëmjen e kaluar, Alan Ruschel, i mbijetuar i tragjedisë klubit Chapeconese të vitit 2016, ku u rrëzua aeroplani dhe 71 nga 77 personat humbën jetën – fitoi Brasilerio Serie B, si kapiten i klubit, transmeton Var Kosova.

Ruschel, ishte njëri njëri nga gjashtë të mbijetuarit e fluturimit LaMia Flight 2933, në 28 nëntor të vitit 2016, ku humbën jetën 71 persona.

Mbrojtësi i majtë pësoi një lëndim të rëndë të shpinës, por u rikthye dhe 9 muaj më vonë, luajti ndeshjen e parë ndaj Barcelonës në Joan Gamper Trophy.

Chapecoense triumfoi në minutën e fundit ndaj Avaí në minutën e 96-të, përmes një penalltie në stilin Panenka të shënuar nga Anselmo Ramon, duke i dhuruar Ruschelit titullin e parë pas tragjedisë që shokoi futbollin botëror.