Jamie Vardy kishte vendosur të bashkohej me Arsenalin në afatin e transferimit më 2016, por ‘u tërhoq’ pas takimit me Arsene Wenger, sipas raportimeve.
Pasi e ndihmoi ekipin të realizonte një arratisje të mrekullueshme në sezonin 2014/15, Vardy shënoi 24 herë për të siguruar titullin e Premier League dhe fitoi vetë një vend në skuadrën e Euro 2016 të Anglisë.
Klauzola e tij e blerjes në atë kohë ishte vetëm 20 milionë funte, derisa Gunners ishin favoritë për të nënshkruar.
33-vjeçari ka këmbëngulur gjithmonë se “kurrë” nuk ka bërë negociata për një transferim te Arsenali, por ish negociatori i transferimeve të Arsenalit, Dick Law, i ka mohuar këto pretendime.
“Marrëveshja me Leicester ishte arritur, marrëveshja me lojtarin ishte realizuar,” tha Law për The Athletic.
“Ai zbriti me gruan e tij Rebekah, pastaj u ul para Wengerit dhe u tërhoq” ka thënë ai.
Vardy ka shënuar gjithsej 99 gola në Premier League për Leicester dhe ende vlerësohet si një nga sulmuesit më të fuqishëm.




























