Timo Werner raportohet se po mban orë të gjuhës angleze për të rritur njohuritë e tij, para se të realizojë një kalim në Premier League.

Sulmuesi i RB Leipzig është një nga lojtarët më të kërkuar në futbollin botëror pas ngritjes së tij meteorike me skuadrën e Bundesligës, me Chelsea dhe Liverpool që udhëheqin garën për nënshkrimin e tij.

Por sipas Bleacher Report, Werner po i rritë aftësitë e tij gjuhësore pasi një lëvizje në Angli po bëhet gjithnjë e më e mundshme.

Anfield duket destinacioni më i mundshëm, me 24-vjeçarin që e ka lavdëruar trajnerin Klopp.

Werner thuhet se ka një klauzolë lirimi prej 51 milionë eurove në kontratën e tij, e cila zgjat deri në vitin 2023.