Talenti portugez, Trincao, ka shënuar golin e parë si futbollist i Barcelonës.
21-vjeçari gjuajti me të majtën për të mposhtur portierin e Real Betis dhe vendosi rezultatin përfundimtar 2-3 në të mirë të Barcelonës.
Vendasit mbyllën pjesën e parë me një gol epëri. Iglesias shënoi për 1-0 në minutën e 38.
Më të hyrë në lojë në fillim të pjesës së dytë, Lionel Messi barazoi shifrat.
Spanjolli Victor Ruiz shënoi dy herë. Fillimisht në portën e tij për t’i dhënë epersinë e parë Barcelonës, dhe pastaj shënoi për të barazuar rezultatin 2-2.
Kurse super goli i portugezi Trincao i shënuar në minutën e 87-të, i dha fitoren Barçës.