Xherdan Shaqiri mund të largohet gjatë verës nga kampioni i Evropës, Liverpooli.

Menaxheri dhe vëllai i tij, Erdin Shaqiri në një intervistë dhënë emisionit sportiv të KTV-së “Sporti Total” ka thënë se pas përfundimit të këtij edicioni të pezulluar për shkak të pandemisë COVID-19 do të flas me drejtuesit e skuadrës së Liverpoolit për të ardhmen e futbollistit kosovar të përfaqësueses së Zvicrës. 

Menaxheri nuk e ka përjashtuar mundësinë e largimit të Xherdanit nga skuadra e drejtuar nga gjermani Jurgen Klopp.

“Do të bisedojmë me drejtuesit e Liverpoolit për të ardhmen e Xherdanit”, ka thënë Erdini.