Ish-trajneri i portierit Kasper Schmeichel, Kevin Hitchcock, thotë se ylli i Leicester City është i nënvlerësuar.

Sipas tij, danezi zotëron aftësinë për të goditur një top aq pastër sa Cristiano Ronaldo.

Fituesi i titullit të Premier League pritet që me skuadrën e tij të kualifikohen në Champions League përsëri, pasi shijoi një sezon mbresëlënës nën urdhrat e Brendan Rodgers.

“Ai është një nga portierët që thjesht e do futbollin dhe ai mund të bëjë gjëra të mahnitshme në fushën e stërvitjes. Ai mund të bëjë goditje dhe gjuajtje të lira si Ronaldo” ka thënë trajneri.