Trajneri Italian, Maurizio Sarri, duket se e pëlqen shumë lojën e italianit të natyralizuar, Jorginho.

Jorginho ishte nën urdhrat e Sarrit, kur ky i fundit ishte trajner i Napolit. Lidhja e tyre vazhdojë edhe kur Sarri u bë trajner i skuadrës nga Londra, Chelsea.

Sari e kishte marrë Jorginhon në Angli. Tani Sarri është trajner i Juventusit dhe ka kërkuar nga drejtuesit e klubit që Jorginho t’i bashkohet ekipit të tij.

Edhe pse ishte menduar edhe transferimi i francezit modest, N’Golo Kante, mirëpo Sarri ka vendosur për Jorginhon.

Raportohet se Juve mund t’i ofrojë italianin Federico Bernardeschi Chelseat, për të arritur marrëveshjen.