Mbrëmjen e nesërme në “Parc de Princes” luhet një nga sfidat më të veçanta të futbollit modern, ajo mes Manchester City dhe PSG, për gjysmëfinalet e Champions League.
Mund ta quajmë edhe një “luftë sheikësh”, duke marrë parasysh se PSG është në pronësi të familjes mbretërore të Katarit dhe anglezët i ka sheiku Mansour, pronar i City Football Group. Para kësaj sfide në konferencë për mediet ka folur trajneri i anglezëve, Pep Guardiola.
“Nëse Neymar do kishte qëndruar, Barcelona do kishte fituar edhe dy apo tre Champions League të tjera. Ai, Messi dhe Suarez janë sulmi më i mirë që kam parë ndonjëherë. Unë nuk dua që të më tradhtojë skuadra ime. Mund të fitojmë apo humbin, por nuk duhet ta bëjmë këtë duke dështuar ne.
Për të tjerët është normale që luajnë gjysmëfinale të Champions League, për ne është e jashtëzakonshme. Gjithmonë kam menduar se nuk ka asnjë strategji për të ndalur talentin e sulmuesve të PSG, por kam një strategji për të minimizuar PSG në tërësi.
Është kënaqësi ta shoh Neymar të luajë në fushë. Ai i lë të gjithë pa fjalë. Unë e admiroj atë. Do mundohemi ta mbajmë topin sa mundemi. Nuk e mendojmë aspak barazimin për ndeshjen e nesërme. Duam ta fitojmë atë betejë dhe asgjë tjetër”, u shpreh Guardiola.