Interi e ka fituar titullin e Serie A-së për herë të 19-të në histori të klubit pas barazimit 1:1 mes Atalantës dhe Sassuolos.

Skuadra e Antonio Contes kishte nevojë vetëm për një pikë pas fitores së djeshme 0:2 ndaj Crotones për t’u shpallur kampion.

Megjithatë, barazimi i sotëm i Atalantës nënkupton se Interi edhe zyrtarisht është kampioni më i ri i Italisë.

Kështu, Interi ka arritur ta ndalë dominimin nëntë-vjeçar të Juventusit në elitën e futbollit italian.

Me t’u shpallur kampion, tifozët e Interit kanë dalur masivisht të festojnë në Milano titullin e shumëpritur.

Për më shumë, shikoni pamjet e mëposhtme.