Mesfushori italian, Marco Verratti, ka disa vjet që është duke shkëlqyer te Paris Saint-Germain.
Shtatshkurtri ka reaguar lidhur me kritikat se futbollistët e PSG, luajnë vetëm për para.
Ai këmbëngul se kjo nuk është e vërtetë.
“Disa thonë se ne në PSG luajmë për para, por nuk është kështu. Nëse një lojtar luan për para, ai do të shkojë në Kinë”, ka thënë Verratti.
“Kur një lojtar zgjedh të luajë për PSG, ai gjithashtu ka zgjedhur një ekip që një ditë mund ta fitojë Ligën e Kampionëve”, ka përfunduar italiani.




























