Gary Lineker e ka pranuar se ai po “fërkonte veten mbi bar si një qen”, pasi ai pati jashtëqitje gjatë ndeshjes së parë të Anglisë në Kupën e Botës 1990.

59-vjeçari ishte i sëmurë në mëngjesin e përplasjs së tre Luanëve me Republikën e Irlandës në Stadio Sant’Elia në Cagliari.

Por Lineker ishte i bindur se ai dëshironte të paraqitej për vendin e tij dhe heshti për sëmundjen ndaj menaxherit të atëhershëm Sir Bobby Robson.

Ai e kuptoi pas 10-15 minutash në pjesë e dytë që kishte probleme në stomakun e tij.

“Nuk doja t’i tregoja Bobby Robson sepse mendoja se ai mund të më linte jashtë ekipit dhe doja të luaja, si gjithmonë” tha Lineker.

Disa minuta pas ‘incidentit’, trajneri Robson e zëvendësoi Linekerin.