Futbollistët e Arsenalit sot do rinisin zyrtarisht stërvitjen.

Ata do të punojnë me rotacion, në grupe me nga 5 dhe do të mbikëqyren rreptë nga pjesëtarët e stafit, që të mos thyejnë rregullat e distancimit.  

Futbollistët do të kryejnë të gjithë të njëjtat ushtrime, por pa qenë në kontakt me njëri-tjetrin.

Lojtarët do të paraqiten në kompleksin stërvitor Colney të veshur për stërvitje, ndërsa dushin do ta bëjnë në shtëpi. 

Secili futbollist do të ketë në dispozicion një numër të caktuar topash, që do të dezinfektohen në fund të stërvitjes. 

Teksa në fushat e stërvitjes do të jenë të pranishëm edhe pjesëtarë të stafit mjekësor.

Futbolli në Angli pritet të rikthehet në fillim të qershorit