27 prilli 2014 është një ditë e cila përgjithmonë do të mbetet në kujtimet e të gjithë tifozëve të Liverpool – dhe veçanërisht mesfushorit legjendar Steven Gerrard.
Nën urdhrat e Brendan Rodgers, Reds ishin aq pranë fundit të pritjes 24-vjeçare për atë që do të kishte qenë titulli i 19-të.
Një tjetër fitore në shtëpi për skuadrën e Rodgers do ta shtonte distancën me Cityn.
Ndërkohë, Chelsea arriti në Anfield duke ditur se vetëm një fitore do të ishte e mjaftueshme për ta mbajtur gjallë ëndrrën e titullit të tyre.
Por, derisa gjërat po shkonin mirë, kapiteni legjendar rrëshqiti, në atë moment që nuk do ta harrojë kurrë.
Më pas topi shkoi te sulmuesi i Chelseat, Demba Ba, i cili e mposhti portierin Mignolet.
“Në të njëjtën kohë, ishte një sezon ku vetëm titulli mungonte. Unë gjithmonë do të shikoj prapa dhe do të urojë të ishte ndryshe. Shpesh mendoj për atë skenë” tha Gerrard.
Anglezi ka thënë se sado që fansat nuk e fajësojnë, rrëshqitja fatale në fushë ishte moment përcaktues për titull.




























