Në vazhdën e xhiros së dytë të fazës së grupeve, sot takohen Ukraina me Maqedoninë e Veriut, në stadiumin National Arena të Bukureshtit, nga ora 15:00.

Në orarin e dytë, nga ora 18:00, ndeshen Danimarka me Belgjikën, ku Danimarka është vendase në stadiumin Parken.

Ndërsa ndeshjet e sotme i përmbyll dueli mes Holandës dhe Austrisë, ku tulipanët presin austriakët në Amsterdam Arena, nga ora 21:00.