Sulmuesi i Kombëtares së Ukrainës Artem Besedin mori të martën një goditje të rëndë nga mesfushori i Suedisë Danielson, gjë që bëri ky i fundit të ndëshkohej me karton të kuq, e ukrainasi të del nga fusha i lënduar.

Tashmë për Besedin trajneri Andriy Shevchenko nuk do të mund të llogaritë në të në fazën çerekfinale pasi sulmuesi i Dinamos ka marr një dëmtim të rëndë në gju.

Pas ekzaminimeve mjekësore të bëra, Besedin ka dëmtime të ligamentit dhe pritet të i duhet të pushojë për afro gjashtë muaj.

“Analizat më të hollësishme mbeten të bëhen. Mjekët do të thonë fjalën e fundit se sa do të zgjasë shërimi. Parashikimet e para janë nga tre deri në gjashtë muaj,” tha Federata e Futbollit e Ukrainës në një deklaratë.