Ndeshja miqësore e ekipit olimpik të Gjermanisë kundër Hondurasit përfundoi papritur të shtunën kur lojtarët gjerman dolën nga fusha për shkak të sulmeve raciste drejtuar Jordan Torunarigha.
Ekipi olimpik gjerman u përball me kombëtaren nga Amerika Qendrore në përgatitje për Lojërat Olimpike 2020, të cilat fillojnë javën e ardhshme.
Ekipet ishin duke luajtur baraz 1-1 deri në momentin kur u ndërpre loja, me Gjermaninë që barazoi përmes golit të Felix Uduokhai.
Çfarë ndodhi?
Lojtarët u larguan nga fusha kur kishin mbetur edhe pesë minuta kohë për të luajtur.
Ekipi gjerman përmes llogarisë në Twitter pretendoi se lojtarët vendosën të largoheshin sepse mbrojtësi Torunarigha ishte fyer në baza racore.



























