Gruaja e Jamal Khashoggit ka kërkuar nga Premier League që të parandalojë blerjen e Newcastle United nga Arabia Saudite.
Kjo për shkak të akuzave që shteti ishte i përfshirë në vrasjen e gazetarit në vitin 2018.
Me një konsorcium arab që mund ta blejë skuadrën për 374 milionë dollarë, Hatice Cengiz – përmes avokatëve të saj – i dërgoi një letër autoriteteve britanike, duke përmendur vrasjen e burrit të saj nga agjentët sauditë.
Gazetari me origjinë saudite Khashoggi u vra brenda konsullatës së Arabisë Saudite në Stamboll, pasi hyri në zyrën e qeverisë për të marrë dokumente që kishin të bënin me martesën e tij të ardhshme me Cengiz.
Princi Muhamed bin Selam akuzohet se qëndron prapa kësaj tragjedie.




























