Portieri shumë i talentuar i Ajaxit, Andre Onana ka njoftuar se ka vendosur të largohet nga skuadra holandeze.
24 vjeçari ka thënë se ka ardhur koha për largim ndësa këtë do ta bëjë verës.
Onana është rritur në akademinë e Barcelonës, por që më pas Ajax arriti të sigurojë shërbimet e tij.
“Ishin pesë vite të shkëlqyera këtu, por tani ka ardhur koha të bëj hapin e largimit” ka thënë Onana.
Raportohet se Bayern Munchen, Everton, Tottenham, Manchester United e Juventus, janë disa nga skuadrat e interesuara për të.




























