Kosova luan sonte ndeshjen ndaj Spanjës në “Fadil Vokrri”, takim ky në kuadër të kualifikimeve për Kupën e Botës.
Tregimi i Mërgim Vojvoda është një tjetër pa fund. Prindërit e tij ishin të shqetësuar dhe vendosen ta largojnë në veri.
Lojtari i Torinos u detyrua të largohet nga shtëpia dhe të fshihet derisa ndodheshin bombardimet e Serbisë”.
“Ishte vetëm 3-vjeçar kur toka e tij u mbush me gjak. Babai i tij, ushtar e kuptoi se nuk largohej, më e keqja do t’i priste aty. Me gruan dhe katër fëmijët, ai u largua për në mal. Mërgim nuk harron këtë: “Kemi jetuar në mal për disa muaj duke ikur nga bombat. U fshehëm nëpër traktorë. Duhej të flinim në vend të hapur, të lodhur, uritur, ishte ftohët dhe s’kishim ujë”.
“Familja e Vojvodas me sukses kaloi në Republikën Çeke, por nuk mbaroi me kaq. Babai, vëllai dhe njëra nga motrat e Mërgimit u arrestuan që hynë në shtet në mënyrë ilegale. Për javë familja e tyre ishte e thyer. Se bashku me nënën dhe dy vëllezërit, ata duhet të shpëtonin në kushte të tmerrshme. Gjashtë muaj më vonë, u ribashkuan dhe gjetën mënyrën përmes të dalin në një shtet tjetër përmes mijëra refugjatëve duke përfshirë tezën e Mërgim, pra kaluan në Belgjikë”.



























