Përfaqësuesja e Kosovës e ka pësuar një humbje dinjitoze nga Spanja mbrëmë në Prishtinë.
Në stadiumin “Fadil Vokrri”, “Dardanët” ishin nikoqirë të ish-kampionit të Evropës dhe botës.
Ndeshja e vlefshme eliminatore për Kupën e Botës “Katar 2022” i takoi Spanjës 0:2.
Portieri i Spanjës, Unai Simon ka thënë se ndeshja ndaj Kosovës në Prishtinë, ishte më e vështira për kombëtaren spanjolle.
“Ne e dinim se çfarë do të gjenim dhe ajo doli. Ishte ndeshja më e vështirë në fazën eliminatore. Është një ekip me shumë personalitet që ka merituar fat më të mirë në këtë fazë kualifikuese, edhe në ndeshje me neve në disa raste nuk patën fat”, ka thënë Simon.




























