Manchester Unitedi e ka shënuar një fitore jashtëzakonisht të rëndësishme në shtëpi ndaj Newcastle Unitedit.
Në ndeshjen e vlefshme për javën e katërt në Premierligë, “Djajtë e Kuq” e kanë mposhtur Newcastle Unitedin me rezultat bindës, 4:1.
Ylli i ndeshjes ishte i rikthyeri në skuadër, Cristiano Ronaldo, i cili shënoi dy gola në minutat ’45 dhe ’62, derisa golat tjerë u shënuan nga Bruno (’80) dhe Lingard (’90).

Golin e vetëm dhe të fitores për londinezët e shënoi Pierre-Emerick Aubameyang në minutën e 66-të të ndeshjes.
Me këtë fitore, Arsenali ngritet në vendin e 16-të me tre pikë, kurse Norwichi i Milot Rashicës është pa pikë në vendin e 20-të.

Golin e nderit për mysafirët e shënoi Manquillos në minutën e 56-të.
Me këtë fitore, Manchester Unitedi ngritet në vendin e parë në tabelë me dhjetë pikë të tubuara, kurse Newcastle Unitedi mbetet në vendin e 19-të me një pikë.
Nga ana tjetër, Arsenali e ka shënuar fitoren e parë sezonale duke mposhtur Norwich Cityn me mjaft vështirësi, 1:0.




























