Janë mbyllur katër ndeshjet e sotme në kuadër të Superligës së Kosovës në futboll.
Në kuadër të javës së katërt, kryendeshja e sotme u zhvillua mes Dritës dhe Ballkanit.
Ndeshja që u zhvillua në stadiumin e qytetit në Gjilan u mbyll baras 0:0.
Pavarësisht rasteve nga të dyja skuadrat, rrjetat deri në fund nuk u tundën.
Në ndeshjen tjetër, Malisheva ka shkaktuar senzacion duke “demoluar” Llapin në “Fadil Vokrri” me rezultat 0:3.
Dygolëshi i Stullqakut (’57,’59) dhe një nga Olivier në minutën e 95-të ia dhuruan fitoren skuadrës së Arsim Thaqit.
Dhe në fund, Feronikeli vazhdoi me formë të mirë duke mposhtur Dukagjinin e Klinës me rezultat minimal, 1:0.
Golin e vetëm dhe të fitores për drenicasit e shënoi Ardit Qorri në minutën e katërt.



























