Një tjetër rekord për asin portugez të Manchester United, Cristiano Ronaldo.

Revista Forbes publikoi listën e futbollistëve më të paguar në botë, ku emri i Cristiano Ronaldos dominon në krye.

Në fakt, kjo është një e vërtetë, pasi me transferimin e tij te ‘djajtë e kuq’ pritet të marrë rreth 107 milionë euro këtë sezon, ku 60 milionë prej tyre vijnë vetëm nga paga dhe shpërblimet e tij dhe pjesa tjetër 47 milionë nga marketingu dhe sponsorizimeve të veta.

Lionel Messi kanë vendin e dytë me 75 milionë dollarë nga kontrata e tij me parizianët dhe 35 milionë dollarë nga sponsorizimet. Ai ndiqet nga shoku i tij i skuadrës në Paris, Neymar, i cili vendos një total prej 95 milionë dollarësh në arkën e tij, 75 milionë dollarë nga kontrata e tij dhe 20 milionë dollarë nga sponsorizimet.