Përfaqësuesja e Kosovës do të paraqitet sot me dy grupmosha të ndryshme.
Në kuadër të fazës së parë të eliminatore për Kampionatin Evropian të U17, Kosova do të ketë një ndeshje me fillim nga ora 18:30.
“Dardanët” U17 do të përballen me Austrinë, në një ndeshje ku synimi është rezultati pozitiv.
Në anën tjetër, Përfaqësuesja U19 luan më herët, dhe do të ketë përballë Norvegjinë.
Kosova U19 dhe Norvegjia U19 përballen me fillim nga ora 13:30, në kuadër të fazës së parë të eliminatore për “Euro U19”.




























