Përfaqësuesja e Kosovës do ta zhvillojë sot ndeshjen e radhës eliminatore në kuadër të Kupës së Botës “Katar 2022”.

“Dardanët” kanë udhëtuar dje drejt Stokholmit, ku sot do të luajnë ndaj Suedisë.

Kjo ndeshje është e vlefshme për grupin B, derisa është ndeshja e gjashtë.

Sfida në fjalë luhet në “Friends Arena” me fillim nga ora 18:00.

Pas pesë ndeshjeve, Kosova ka katër pikë në vendin e katërt. Kurse, Suedia ka nëntë pikë dhe pozicionohet në vendin e dytë.

Në pesë ndeshjet e fundit, Suedia ka regjistruar tri fitore – ndaj Uzbekistanit, Spanjës dhe Polonisë, kurse ka pësuar humbje nga Greqia dhe Ukraina.

Nga ana tjetër, Kosova në pesë ndeshjet e fundit ka dy fitore – ndaj Gjeorgjisë dhe Gambisë, dy humbje nga Guinea dhe Spanja dhe një barazim me Greqinë.

Në dy përballjet e fundit direkte, Suedia ka fituar dy herë ndaj Kosovë – 0:3 dhe 1:0.